Ribashkohet çifti? Majk dhe Majlinda shoqërojnë djalin e tyre në ditën e parë të shkollës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2023, 14:50

Prindërit hedhin pas krahëve çdo gjë për të parë fëmijët e tyre të lumtur.
Kështu ka ndodhur edhe me reperin kosovar Majk, i cili së bashku me ish-partneren e tij Majlinda Zekën, kanë shoqëruar djalin e tyre Roan në ditën e parë të shkollës.
Majk ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të shoqëruara me një dedikim për vogëlushin e tij i cili sapo nisi klasën e parë.
"Urime dita e parë e këtij rrugëtimi shkollor. Të priftë e mbara dhe gjithë të mirat në jetë. Të do babi."- ka shkruar reperi.

Nga ana tjetër nuk ka munguar as dedikimi i Majlindës ku ka shkruar:
"Sot u bëre nxënës i klasës së parë. Urime dita e parë e shkollës Roan. Të uroj suksese dhe shumë momente të lumtura."
