Stilisti më i ri në botë/ Ky është 7-vjeçari që mahniti botën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2023, 13:14
Max Alexander, që në moshën 4 vjeçare ka shprehur se do të bëhet rrobaqepës.
Nga pasioni i madh nëna e tij i dhuroi një manekin prej kartoni.
Sot, edhe pse në moshë të vogël, Max po punon në profesionin që ka preferuar që në vogëli.
Ai ka prodhuar më shumë se njëqind modele dhe puna e tij shitet dhe vlerësohet në të gjithë botën.
"Kam qenë Gucci në jetën e kaluar"- ka thënë vogëlushi që po arrin sukses të jashtëzakonshëm në një prej intervistave të dhëna.
