Ronela Hajati zbulon se si duket sot aktorja në videoklipin e këngës "Mala Gata"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2023, 09:42
“Mala Gata” ka qenë një ndër hitet e para të këngëtares shqiptare, Ronela Hajati.
Kënga ka qenë një bashkëpunim mes saj dhe kantautorit, Elgit Doda, videokilipi i së cilës është si një film me metrazh të shkurtër.
Në faqen e saj zyrtare të rrjetit social "Tik Tok", Ronela ka treguar se si duket sot një nga aktoret që ka marrë pjesë në atë videoklip.
Roli i saj ka qenë gruaja që i tregoi burrit se bashkëshortja e tij e tradhtonte, ndërsa vetë këngëtarja ka treguar se ajo quhet Sara Jaupaj.
@ronelahajatiofficiall Kush e mban mend kte nxiresen e jetes se gjithe shqiptareve? @sara.jaupaj ????❤️ #malagata ♬ original sound - ????Ⓨ????????cⓈ
