Zjarrfikësit e Tiranës shpëtojnë kotelen që kishte hipur në pemë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 20:03
Shërbimi i Zjarrfikësve në Tiranë është mobilizuar këtë të martë për të shpëtuar një kotele, që kishte hipur në majë të një peme.
Punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga qytetarët për të shpëtuar macen, e cila kishte disa orë që qëndronte në majë të një peme prej nga nuk zbriste dot më.
“Kolegët e shërbimit zjarrfikës na mbrojnë çdo ditë nga zjarret, por shpëtojnë edhe kotele, si kjo që kishte mbetur në pemë. Faleminderit”, shkruan Veliaj teksa ka publikuar videon në rrjetet sociale.
