Qyno "skanon" dosjet e nxehta të gushtit, Qyno: Hetimi për TIMS-in në polici ka ngelur pa "kokë", shqetësim për SHBA

Me ardhjen e shtatorit rikthehen edhe seancat gjyqësore në gjykatat shqiptare, si në ato të thjeshta edhe në GJKKO.

Por pavarësisht këtyre prokuroria e posaçme ka punuar gjithë verën duke çuar një sërë kërkesash për masa ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit, ish ministra dhe biznesmenë.

Lidhur me këto çështje, gazetari Elton Qyno në studion e lajmeve në Ora Neës e nisi analizën e tij më çështjen e vjedhjes së të dhënave në sistemin TIMS në policinë e shtetit.

(Ky skandal ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm brenda vendit por ka shqetësuar jo pak edhe partnerët ndërkombëtarë si SHBA të cilët kanë kërkuar hetimin e menjëhershëm për marrjen e masave për mbrojtjen e të dhënave që ka policia. Sipas tyre, sistemi i vjedhur përmban të dhëna tejet sensitive për persona konkretë dhe ngjarje të dyshuara me prapavijë kriminale).

"Reagime dhe nga faktori ndërkombëtar, në TIMS ka të dhëna të rëndësishme. Denoncimi ka ardhur nga vetë struktura e brendshme e policisë së shtetit. Sistemi TIMS përmban shumë të dhëna përsa i përket informacioneve kriminale, por edhe cdo njeri i zakonshëm që hyn e del regjistrohet në sistem. Për dosjen nuk ka një emër prokurori konkret. Për cështjen e sterilizimit, 2 janë arrestuar, 6 janë në arrest shtëpie ndërsa hetimet vazhdojnë. ", tha ndër të tjera Qyno.