Balla takohet me anëtarin e PE-së: Bashkëpunim mes strukturave ligjzbatuese në luftën kundër krimit ndërkufitar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar sot me anëtarin e Parlamentit Europian, Andrey Novakov. Në takim u diskutua për arritjet në korridoriet trans-evropiane dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit dhe trafiqeve. 

Postimi i Ballës:

Mirëprita anëtarin e Parlamentit Europian Andrey Novakov. Vlerësuam arritjet në jetësimin e Korridorit VIII, i cili është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane” të cilat janë konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi.

Gjithashtu është shumë i rëndësishëm intensfikimi i bashkëpunimit të strukturave ligjzbatuese në luftën kundër çdo forme të krimit ndërkufitar dhe trafiqeve të paligjshme.