Peleshi: Helikopteri Cougar niset për në Parkun Kombëtar të Lurës për të fikur zjarrin e madh
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shkruan se Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës për të shuar një zjarr.
Ministri Peleshi shton se situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve.
Peleshi: Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë. Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve. Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë. Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës!
