Policia gjen armë zjarri brenda një automjeti në aksin Sarandë-Ksamil, arrestohet drejtuesi i mjetit

Operacion i policisë në aksin Sarandë-Ksamil në afërsi të vendit të quajtur “Manastiri”. Forcat e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz” ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, banues në Delvinë. Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen.