Regjistrimet në fakultete, nis me 30 dhe përfundon në 11 shtator
Kontrata për punësimin e detyrueshëm pas mbarrimit të shkollës nuk ka ndikuar te fituesit e fakultetit të mjekësisë. Në ditën e parë të regjistrimeve sekretaria është përballur me numër të lartë të aplikimeve.
"Ka shume radhë, po presim", tha një studente.
"Do regjistrohem pak më vonë se ka shumë radhë tani", tha një student.
Për shkak se ligji është publikuar vonë në fletoren zyrtare, për studentët e rinj nuk kishte kontratë për të pranuar punësimin apo pagesën e faturës. Megjithatë kjo duket se nuk do të jetë problem për ta.
"Nuk e di, prandaj do ta firmos se nuk e di", tha një studente.
"Nuk lexuam ndonjë kontratë që të ishte për punësimin 5 vite", tha një student tjetër.
Fakulteti i ekonomisë në fakt ka më shumë student që do të pranojë, por interesimi në të nuk ka qenë i lartë
"Për financë në degën e informatikës ekonomike". Regjistrimi do të ndahet në 2 raunde. I pari nis në datën 30 dhe përfundon në 11 shtator, por dhe ky i ndarë në 7 faza me 48 orë.
