Vdekja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, prokuroria italiane autorizon autopsinë

Prokurorja italiane, Monika Garulli ka autorizuar autopsinë mbi trupin e 23 vjeçarit Klajdi Bitri, shqiptari i mbetur viktimë nga algjeriani, Fatah Melloul, i cili e goditi për vdekje me një shtizë peshkimi.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në komunën Sirolo në provincën e Ankonës.
Prokurorët italianë kanë kërkuar dhe një ekspertizë mbi armën e krimit, për të analizuar gjurmët e gjakut e dinamikën me të cilën është goditur 23 vjeçari shqiptar.
Autori Fatah Melloul, 27 vjecarë algjerian është vënë nën arrest me akuzën e vrasjes së qëllimshme e gjatë natës në praninë dhe të avokatit të tij ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes.
Fatah Melloul ka deklaruar se ka reaguar për vetë mbrojtje pasi 3 persona që udhëtonin me një automjet me targë belge, mes të cilëve viktima e vëllai i tij e kanë rrahur keq pas sherrit që ao kishte pasur me bashkëshortit e një gruaje që udhëtonte në një auotomjet tip UP e bardhë para tij.
Sipas tij goditje me shtizë do ketë qenë e rastësishme , "sa veç tani po e merr vesh se e ka goditur".
Por për hetuesit nuk i besojnë versionit të Fatah Melloul, pasi ekspertiza e parë e bërë mbi trupin e viktimës si dhe dëshmitë e të pranishmëve konfirmojnë se autori krimit pasi e goditur i ka hequr shtizën nga gjoksi e është larguar nga vendngjarja.
Hetimet më pas kanë konfirmuar se pas krimit ai është larguar ma automjetin tip Opel Astra drejtuar nga e fejuara e tij e në pronësi të babait të saj. Cifti është ndalur në bregdet për të peshkuar me të njëjtën shtizë me të cilën Fatah Melloul ekzekutoi shqiptarin.
23 vjecari Bitri i doli në mbrotje një familje italiane që po kërcënohej dhunshmë për motive banale të qarkullimit rrugor nga algjeriani Fatah Melloul,
Klajdi Bitri jetonte në Marke prej 5 vitesh bashkë me të fejuarën e vëllain e tij. Punonte një një kantier dentar e luante në një skuadër futbolli amatoriale të territorit, në rolin e mesfushorit. Përgjigja e autopsisë si dhe praktika hetimore kërkon disa ditë.

