Tërmeti 5.4 Rihter godet Panamanë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.4 ka goditur Panamanë në një distancë prej rreth 59 kilometrash nga ishulli Nargana në Karaibe, njoftoi sot instituti gjeodinamik amerikan USGS.

Tërmeti u ndje për pak kohë në kryeqytetin e vendit, Panama City. Instituti Gjeofizik i Panamasë kishte lëshuar më parë një deklaratë duke vlerësuar magnitudën e tërmetit në 6.2 ballë. Aktualisht nuk ka informacione për dëme.