“Të rekrutuarit në Rusi po paguhen mbi 2 mijë euro në muaj”, inteligjenca e Britanisë: Putin nuk i përmbush objektivat në Ukrainë

Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se Rusia nuk ka mundësi t’i arrijë objektivat e synuara me luftë në Ukrainë, krahas rritjes së pagesës për trupat e rekrutuara. 

Në raportin e përjavshëm, Britania e Madhe tha se shumë të rekrutuar me grada po paguhen me mbi dymijë euro në muaj, e kjo shumë është mbi 2.7 herë më e madhe se paga mesatare kombëtare në Rusi.

“Ka shumë gjasa që paga dhe përfitimet shtesë të jenë nxitje e fortë për personelin që bashkohet në luftime, veçanërisht për ata nga zonat më të varfra të Rusisë.

Megjithatë, Rusia ende s’ka gjasa të përmbushë objektivat e saj për rekrutimin e vullnetarëve”, thuhet në raportin britanik.

Ukraina po vijon me kundërofensivë ndaj caqeve ruse që janë pozicionuar në disa lokacione. Luftimet kryesisht po kryhen nëpërmjet ajrit.