VIDEO/ Emigrantët shqiptarë sfidojnë Braverman, këpusin byzylykët elektronikë nga këmba

Në rrjete sociale janë publikuar video të ndryshme teksa shihen emigrantë shqiptarë që heqin nga kyçi i këmbës byzylykët elektronikë. 

The Telegraph, shkruan se ky reagimi i tyre vjen pasi sekretarja e Brendshme tha se nuk do ta përjashtojë zgjerimin e përdorimit të pajisjeve elektronike të gjurmimit për azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani. 

Kjo sipas saj vjen si mase pasi rritjes së numrit të emigrantëve.

Telegrafi raporton se një burrë, i cili është pyetur: ‘Ku është policia?’ përgjigjet me shaka: ‘Në komisariat. E hoqa vetë.’

Shqiptarët përbënin 28 për qind të shkelësve të huaj në etiketa në vitin 2022, sipas të dhënave të marra nga Kryeinspektori i Kufijve dhe Emigracionit.