Kina e shqetësuar: Kufizimet tregtare të SHBA-së kërcënojnë zinxhirët globalë të furnizimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 11:05
Kina ka ngritur shqetësime lidhur me kufizimet tregtare të SHBA-së kundër firmave të Pekinit. Autoritetet kineze kanë paralajmëruar se këto kufizime mund të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit global.
Ministri i Tregtisë Wang Wentao, në një takim në Pekin të zhvilluar me autoritetet amerikane, ngriti shqetësimin edhe për subvencionet diskriminuese dhe sanksionet ndaj kompanive kineze.
