VIDEO/ Sfida fatale e të rinjve që po përhapet në mbarë botën, "surfing" mbi makinë me 130 km/orë

Një tjetër sfidë e paligjshme dhe tejet e rrezikshme mes shoferëve të rinj po përhapet në mbarë botën me rezultate tragjike në shumë raste. Trendi më i fundit i sfidave tek të rinjtë, në të cilin makina luan rolin kryesor, është i ashtuquajturi “surfing mbi makinë”.

Një veprim i tillë i pamatur dhe tejet i rrezikshëm fatkeqësisht në shumë raste përfundon në mënyrë tragjike me rënien e një ose më shumë personave nga automjeti në lëvizje dhe plagosjen ose vdekjen. 

Kështu ndodhi në SHBA. në fillim të korrikut të kaluar, kur një 16-vjeçar ra nga pjesa e siperme e një makine që udhëtonte me më shumë se 90 km/h, duke humbur jetën. 

Një sfidë e tillë filloi në Shtetet e Bashkuara dhe është bërë modë në të gjithë botën, natyrisht edhe në Europë. Videoja e fundit vjen nga Napoli, ku një i ri me shokët e tij ecën me shpejtësi 130 km/h

Protagonistët e postuan videon në rrjetet sociale, duke sfiduar grupet e tjera të të rinjve të zonës që të bëjnë të njëjtën gjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Francesco Borrelli (@francescoemilioborrelli)