Spanja regjistron 366 incidente për shkak të stuhisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 08:27
Shpërthimet e forta të erës dhe shiut që kanë goditur Ishujt që nga 27 gushti kanë çuar në 366 incidente.
Rënia e pemëve, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe përmbytjet e dyqaneve janë regjistruar në Ishujt Balearik.
Përveç kësaj, për shkak të erërave të forta dhe dallgëve në brigjet e Palmës, një anije turistike u përplas me një cisternë nafte.
Si pasojë e përplasjes së anijeve, gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa skela është dëmtuar.
Për shkak të motit të keq, në aeroportet e Palma, Ibiza dhe Menorca rreth 90 fluturime u anuluan, 29 u shtynë. Më shumë se 4000 njerëz janë ende pa energji elektrike për shkak të stuhisë.

