Konflikti në Sudan, 39 viktima pas sulmit me raketa në Darfur, mes tyre gra dhe fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2023, 12:50
Situata në Sudan vazhdon të jetë problematike. Të paktën 39 persona kryesisht gra dhe fëmijë janë vrarë në Nyala, në Darfur, pasi raketat ranë në banesat e tyre gjatë luftimeve të zhvilluara mes ushtrisë dhe paraushtarakëve.
Që nga 11 gushti sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 50,000 njerëz janë detyruar që të largohen nga Nyala. Ndërsa bëhet me dije se rrjetet e komunikimit janë ndërprerë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme.
