Samiti në Indi! Putin nuk merr pjesë, zëvendësohet nga Lavrov
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2023, 19:06
Në samitin e liderëve të G20, që do të mbahet në Nju Delhi me datë 9 dhe 10 shtator, Rusia do të përfaqësohet nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, raportojnë mediat e huaja.
“Presidenti Putin ka shpallur pamundësinë e pjesëmarrjes në samitin e G20, i cili do të mbahet në Nju Delhi më 9 dhe 10 shtator dhe tha se Rusia do të përfaqësohet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës, Sergei Lavrov”, raporton zyra e kryeministrit Indian.