Zelensky: Nëse lufta kalon në Rusi, ne humbasim mbështetjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2023, 14:48
Ukraina rrezikon të humbasë mbështetjen ushtarake të disa fuqive të mëdha nëse fushëbeteja e luftës zhvendoset në territorin rus, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për “Kiev Independent”.
“Nëse lufta kalon në Rusi, ekziston një rrezik i madh që ne të mbetemi vetëm”, tha Zelensky.
“Ka shtete të mëdha në botën tonë për të cilat ekziston vetëm një pikë në të cilën ata nuk janë në anën e Rusisë, integriteti territorial i shtetit”, shtoi ai.
”Nëse i drejtoj qëllimisht trupat e mia dhe vendos të shkoj në territorin rus, duhet ta di me siguri se ky shtet nuk do të jetë me mua. Ne duhet të mendojmë për atë që është më e rëndësishme tani për njerëzit dhe për Ukrainën”, theksoi Zelensky.

