"Edhe ti nuk paske gjë, durim, por duhet të hamë!" Hajdutët dalin "duarbosh" nga shtëpia, por lënë një shënim

"Na vjen keq, por kemi mbetur pa para dhe duhet të hamë, por shoh që edhe ti nuk ke asgjë, durim”

Ky është mesazhi i lënë nga grabitësit që ditët e fundit kanë kryer një vjedhje në një shtëpi në komunën e Chions, Pordenone, sipas “Il Messaggero”.

Ndër objektet e vjedhura ishin një aparat kafeje dhe një freskuese. Sigurisht që nuk është një grabitje e denjë për hajdutët mjeshtër të librave komik si Lupin apo Diabolik.

Por, shënimi i shkruar pa respektuar as rregullat gramatikore, ndoshta për të hedhur poshtë hetimet nga policia ose ndoshta për shkak të mungesës së njohjes së gjuhës, të kujton shumë nota komike të shkruara nga motrat Giussani, Angela dhe Luciana, të njohura për librat e tyre të mbushur me humor.