Talebanët ndalojnë gratë afgane të largohen nga vendi për të studiuar jashtë
Mes kufizimesh drastike të të drejtave themelore, talibanët po i ndalojnë gratët afgane edhe që të largohen nga vendi për të studiuar.
Pas mbylljes së universtiteteve, një biznesmen nga Dubai mundësoi bursa për gratë afgane, në dhjetor të vitit të kaluar.
Rreth 100 prej tyre arritën të transferoheshin me sukses në qytetin e Emirateve Arabe, por shumë të tjera e kanë të pamundur për shkak të regjimit të talibanëve, shkruan BBC, duke shtuar se ata I kanë dënuar ashpër gratë që i kundërshtojnë.
Rreth 60 të reja afgane u nisën muajin që shkoi për të ndjekur ëndrrën e studimeve në Dubai, por shpresat e tyre u prenë në aeroport, vijon raportimi I BBC, që citon njërën prej tyre.
“Kur zyrtarët talebanë panë biletat tona dhe vizat studentore, ata thanë se vajzave nuk u lejohet të largohen nga Afganistani”, ka treguar ajo.
Talibanët kanë ndaluar udhëtimet për gratë dhe i lejojnë ato të shkojnë jashtë vendit vetëm me burrat e tyre ose një shoqërues mashkull të afërt, si vëllai, xhaxhai ose babai, i njohur si mahram.
Por mesa duket as kjo nuk ka mjaftuar, pasi autoritetet talibane kanë zbritur nga avioni edhe 3 vajza që ishin të shoqëruara.
Ky veprim ka krijuar shqetësim mes grupeve të të drejtave dhe diplomatëve ndërkombëtarë, megjithatë Talibanët nuk kanë dhënë asnjë deklaratë apo sqarim.
Që kur morën pushtetin më dhunë, dy vjet më parë, ata u kanë mohuar liritë themelore grave afgane, edhe pse kishin premtuar se sdo ta bënin

