Kushi: Solidarizim me kauzën e dhurimit të gjakut

Ministria e Arsimit dhe Sportit iu bashkua fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut, në ndihmë të pacientëve me talasemi, të sëmurëve kronikë, hemofilikë, atyre me dializë, si dhe personave të aksidentuar.

Ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Evis Kushi ndau sot momente nga dhurimi i gjakut nga punonjësit e MAS.

“Në shenjë solidariteti iu përgjigjëm pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke dhënë shembullin e mirë për ndërgjegjësimin e sa më shumë qytetarëve për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë”, u shpreh Kushi.

Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut në mënyrë të rregullt për të krijuar një rezervë të vazhdueshme gjaku, në mënyrë që pacientët në nevojë, të mund ta marrin atëherë kur do të kenë nevojë.