Turistët e helmuar në Vlorë, mjekja: Nuk është asnjë në rrezik. Drejtori i AKU: Jemi duke parë situatën

Mbi 50 turistë vendas dhe të huaj janë helmuar në Vlorë. Mësohet se turistët janë paraqitur në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e mjekëve.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ata janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike.

Mjekët bëjnë me dije se fëmijët janë nisur me autobus nga qyteti i Shkodrës, dhe pasi kanë mbërritur në Vlorë kanë udhëtuar me një anije turistike.

Sipas tyre pritet përgjigjja e analizave për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një helmim si pasojë e konsumimit të ndonjë ushqimi apo nga ekspozimi i gjatë në diell.

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës tha se një hetim ka nisur në lidhje me shkaqet, sikurse janë duke u bërë analizat për secilin që nuk është ndjerë mirë.

Deklaratat e mjekëve

Turistët e helmuar në Vlorë, mjekja: Nuk është

Bruno Mersini, drejtoresha e Spitalit: Situata është për disa fëmijë, të moshës 14-15 vjeç. Janë nga Polonia. Kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra prej mëngjesit dhe kanë marrë anijen për në Karaburun. Është gjendje nën kontroll. Janë duke u kryer analizat përkatëse, do bëhet hetimi dhe do dalin rezultatet. Fëmijët që kanë paraqitur simptomat janë rreth 20.

Turistët e helmuar në Vlorë, mjekja: Nuk është

Lorena Arapaj doktoresha e urgjencës: Kemi 20-25 deri në fëmijë, dhe deri në 7 fëmijë te pediatria. Mund të ketë qenë ekspozimi në diell, ose ndonjë ushqim që mund të kenë ngrenë gjatë rrugës. Po bëhet testimi dhe po presim rezultatet. Nuk është asnjë në rrezik.

Drejtori i AKU Ani Binaj: Nuk jemi ne që pyetemi, pyesni autoritete. Ne ndjekim vijueshmërinë në punën tonë. Unë erdha urgjent. Jemi duke parë situatën. Jemi koordinuar me autoritetet këtu.