Helmimi masiv i turistëve, Drejtoresha e Spitalit të Vlorës: Ka nisur hetimi, po bëhen analizat. Situata është nën kontroll

Një situatë e pazakontë po raportohet orët e fundit në Vlorë, rreth 20 fëmijë polak, që vizitojnë Shqipërinë, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës tregon, se të rinjtë kanë ardhur në mëngjes nga Shkodra, për t’u nisur më pas me anije në Karaburun.

Një hetim ka nisur në lidhje me shkaqet, sikurse janë duke u bërë analizat për secilin që nuk është ndjerë mirë.

Ata kanë pasur të vjella dhe marrje mendsh, fatmirësisht nuk është i gjithë grupi që ka shfaqur problemet, por rreth 20 prej tyre, të moshave 14-15 vjeç dhe bëhet me dije nga mjekja se situata është nën kontroll.

“Bëhet fjalë për disa fëmijë të helmuar të cilët janë të moshës 15 deri në 17 vjeç.

Situata ka ardhur sepse këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën. Kanë ushtuar që në mëngjes nga Shkodra dhe atje kanë marrë anijen për në ishullin e Karaburunit.

Janë paraqitur me çrregullime, por situata është nën kontroll, edhe pse është një gjendje alerti sepse është një situatë ku ka fëmijë, por gjendja është nën kontroll.

Sa i përket helmimit, ne si mjekë mund të themi që do të jetë hetimi epideomologjik që do të sqarojë arsyet e këtij helmimi dhe kush e ka shkaktuar.

E gjithë skuadra e hetimit është duke kryer analizat përkatëse dhe shumë shpejt do të dalim në një konkluzion.

Këta janë fëmijë, edhe vapa edhe qëndrimi në diell në Karaburun mund të jetë një arsye e dytë që mund ta ketë shkaktuar këtë situatë.

Kështu që pa dalë analizat, pa dalë rezultatet e para dhe pa u kryer hetimi, ne nuk mund të japim një konkluzion”, u shpreh drejtoresha e spitalit të Vlorës.