Fluturimi mbi digën e Liqenit, Gjykata e Tiranës lë në burg pronarin e “X6”-ës, ja akuza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2023, 11:25
Gjykata e Tiranes cakton masën e sigurisë arrest me burg per Eldi Allushin, pronarin e automjetit tip “BMW X6” që u aksidentua te diga e Liqenit Artificial pak ditë më parë.
Allushi akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Për ngjarjen vijon të jetë në kërkim, Emiljano Nina, i cili ka qenë në timon dhe që shkaktoi aksidentin e pazakontë në Tiranë.
Allushi përfundoi në burg pasi dha dhëshmi të rremë dhe ndihmoi Ninën, duke penguar zbulimin e ngjarjes.
Allushi në komisariat ka dhënë deklarime të ndryshme dhe pas hetimeve u zbulua se në timon kishte qenë 28-vjeçari Nina dhe jo ai.

