Trafik i rënduar në Kukës, krijohen radhë kilometrike në hyrje të qytetit
Edhe këtë fundjavë Rruga e Kombit ka shënuar trafik të lartë.
Në hyrje të qytetit të Kukësit, në pjesën ku autostrada ngushtohet nga 4 në dy korsi radhët janë kilometrike.
Nga “Ura e Kukësit” deri tek fushorja e “Ish uzinës mekanike” kolonat janë të zgjatur.
Pjesa më e madhe e qytetarëve vijnë nga Kosova.
Nga shërbimet SPKMorinë,nga ora 08.00 e datës 24.08.2023 deri në orën 08.00 të datës 25.08.2023, janë raportuar:
-Janë përpunuar në hyrje për në RSH, 36,894 shtetas dhe 10,152 mjete.
Në dalje nga RSH, 24,448 shtetas dhe 6,768 mjete.
Ndërsa gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje daljeve në Morin ka arritur në 76200 qytetar.
Bëhet me dije se në këtë pikë kufitare punohet me 12 sportele 6 në hyrje e 6 në dalje.
Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi.

