"Sterilizimi", Shehu: Është shkatërruar autonomia spitalore, qeveria keqpërdori fondet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2023, 12:22
Deputetja e partisë Demokratike, Albana Vokshi së bashku me Tritan Sehun dolën sot në konferencë për mediat ku folën për aferën e koncensionit të sterilizimit. Vokshi akuzoi Beqajn se ka firmosur me dhjetra koncensione, ndërsa Shehu tha se është shkatërruar autonomia spitalore.
"Kosto vetëm me ndërhyrje është shumë e lartë. Jemi kundër privatizimit për përfitime personale. Kjo qeveri e bërë palë me krimin, korrupsioni i lirë. Kjo qeveri i hapi rrugën korrupsionit. Kanë krijuar monopole private të financuara nga shteti. Kjo qeveri krijoi keqpërdorim të madh të fondeve. Është shkatërruar autonomia spitalore", tha ndër të tjera Shehu.
