Kapet një 32 vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2023, 10:42
Një 32 vjeçar është vënë në pranga në policia në fshatin Mafsheq në qytetin e Krujës. Shtetasi I.K., ishte shpallur në kërkim nga policia pasi në vitin 2022 kishte vjedhur me dhunë në një banesë.
Gjykata e Kurbinit kishte caktuar masën “Arrest me burg” për 32 vjeçarin. Gjatë operacionit të policisë u arrestua dhe një 49 vjeçar sepse kishte strehuar shetasin e shpallur në kërkim.