"Sterilizimi", kulla pas TKOB dhe zgjedhjet e Kukësit, Balliu: Koncensionet kanë të njëjtën skemë, kandidati nga PD me primare

Klevis Balliu ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për aferën e koncensionit të sterilizimit, kullën pas TKOB dhe zgjedhjet për bashkinë e Kukësit.  

"Koncensione të shumta me të njëjtën skemë, me dijeni të ministrit. Kemi një qeveri që është e zhytur në krim dhe korrupsion. Pa arrestime nuk ka drejtësi, faktet kanë dalë. Shteti nuk paguan dot sigurimet shoqërore se nuk ka para. Koncensionet kanë dëmtuar shtetin, opozita ka 10 vite që denoncon vjedhjet. Presim arrestimin e përgjegjësve kryesorë të koncensionit të stërilizimit. Paratë e qytetarëve vidhen, ekonomia është në rënie, cmimet janë në stratosferë".

Balliu foli edhe për kullën që do ndërtohet pas TKOB. "Investim strategjik për të mos shpronësuar. Rama ka firmosur. Kjo kullë nuk ka asnjë lidhje me partinë demokratike. Gazetarët e inceneratorëve kanë thënë se kullën e ka PD".

Për zgjedhet nëbashkinë e Kukësit, Balliu tha se kandidati nga PD do zgjidhet me primare. "Kandidati për Bashkinë e Kukësit do zgjidhet nga primaret. Tek ne vendos vota, jo pazari"