Berisha "hap" letrat: Mashtrimet e Beqajt nuk i beson askush! SPAK po operon me kontrata të falsifikuara! Të ngrihemi në protesta
Ish-kryemoinistri Sali Berisha, nga foltorja e selise blu tha sot se mashtrimet e Ilir Beqajt për sterilizimin nuk i beson kush përveç prokurorëve të SPAK.
Ai u bëri thirrje disa herë qytetarëve të ngrihen në protesta.
"Sipas Beqajt, monopoli privat i sterilizimit ishte i domosdoshëm se vetëm ai mund të siguronte pastërtinë.
Këtë mashtrim banal të hajdutit Beqaj nuk mund ta besojë një njeri mbi tokë, por me urdhër të Edi Ramës e besoi SKAP-i i partisë.
Prandaj njëlloj, si në rastin e Erion Veliajt, në vend të padisë penale, firmosi faljen e hajdutit të vjedhjes së dytë të shekullit.
PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama.
Sipas Beqajt, dhënia falas e aparaturës ultramoderne të sterilizimit që mjaftonte për sterilizimet në të gjithë Shqipërinë, dhe ishte blerë me 1.7 milionë euro nga fondet e buxhetit, nuk është dhënie për një biznes privat, vetëm e vetëm pse këtij hajduti, gjëja e vjedhur i duket e vetja.
VIDEO/Konferenca e plotë
Këtë mashtrim nuk e beson asnjë shqiptar, por e besojnë Skapistët e partisë, që njësoj si me Erion Veliajn, firmosën amnistinë.
PD u bën thirrje qytetarëve që të ngrihemi në protesta për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama.
Sipas Beqajt, me katër firma në aferën e sterilizimit, dhënia e privatit e një kati të spitalit, nuk është dhënie e një të mire për privatin.
Këtë mashtrim e besoi me urdhër të Edi Ramës, SKAP-i i partisë, prandaj edhe ata njësoj si në rastin e Erion Veliajt, amnistuan Beqajn për vjedhjen e dytë të shekullit.
PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama", shprehet Berisha.
Berisha, publikoi një tjetër skandal. Sipas tij, SPAK nuk po heton bazuar në kontratat origjinale, por duke përdorur kontratat e falsifikuara.
“PD informon publikun se ekzistojnë të dhëna tronditëse që pohojnë se SKAP-i i partisë, për të manipuluar, sipas urdhrave, hetimet, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale.
Dje, mediat informuan nga prokuroria e posaçme se ky organ nuk kishte kontratën origjinale të vjedhjes së dytë të shekullit.
Informojmë shqiptarët se kontrata origjinale është e depozituar:
-Në Prokurorinë e Tiranës, e cila pas 3 vitesh dhe 300 mijë euro ryshfet, e shpalli atë në përputhje me ligjin.
-Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.
-Në Ministrinë e Drejtësisë.
-Në Ministrinë e Financave, thesari i të cilës nuk mund të bëjë asnjë pagesë pa pasur kontratën origjinale.
-Në FSDKSH, organ që mund t’i bëjë asnjë pagesë kontraktonit pa kontratën origjinale.
-Kopjen origjinale e disponojnë të gjithë spitalet ku kryhet shërbimi.
-Kopjen origjinale e ka kontraktori i këtij shërbimi.
Për të gjitha këto, PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama,” tha Berisha.






