Kërcënimet serbe kundër stabilitetit në Ballkan, Rama: Janë të rrezikshme dhe të papranueshme!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë të përkushtuar ndaj sigurisë së njeri-tjetrit, thote Rama.
"Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit.
Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme"
Rama ka reaguar pasi një ditë më parë Ministri i mbrojtes së Serbisë kë thënë se:Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të goditen në kokë nga Kosova, si Ukraina..
Duke folur për njohjen e Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi, Millosh Vucevic tha: “Kanë bërë një gabim dhe do të goditen në kokë, ashtu sic goditet Ukraina të gjithë ata që e njohën Kosovën dhe Metohinë si shtet të pavarur. Ju keni hapur kutinë e Pandorës".
