Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Kthupi: KQZ shkeli ligjin. Duam 1 kandidat në Kukës!
Në një intervistë për Ora News, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi u shpreh Ligji parashikon që partia më e madhe e opozitës është ajo që merr me shumë komisionerë.
Ai tha se Komisioneri i kalon votat e “Bashkë Fitojmë” te Partia e Lirisë është një çështje që nuk ka mbështetje ligjore dhe është një interpretim shumë i habitshëm.
Kthupi: Ligji parashikon që partia më e madhe e opozitës është ajo që merr me shumë komisionerë. Komisioneri i kalon votat e “Bashkë Fitojmë” te Partia e Lirisë është një çështje që nuk ka mbështetje ligjore dhe është një interpretim shumë i habitshëm.
Nuk është se kemi pasur një surprizë për këtë vendimmarrje. Është një hallkë që duhet kaluar, por ishim të përgatitur. Ne parashtruam argumentet tona dhe qëndronin, ndërsa vendimi u mor ashtu sikurse ishte përgatitur, prandaj e kemi ankuar këtë vendim të komisionerit.
