Sllovenia "bashkon" Ramën e Kurtin, dy kryeministrat kanë pranuar ftesën për një forum

Një ftesë në Slloveni mund të bëhet shkak për thyerjen e akuve mes kryeministrit Edi Rama, dhe kryeministrit Albin Kurti!

Të dy kanë konfirmuar pjesëmarrjen si folës në panelet e forumit dy ditor të Sllovenisë që zhvillohet në qytezën turistike pranë liqenit të Bledit në fund të këtij muaji.

Kjo ngjarje mund të bëjë bashkë Kurtin e Ramën, marrëdhënia e së cilëve ka qenë e ngrirë këto muaj.

Ishte mesi i qershorit kur tensionet në veri të Kosovës kishin arritur kulmin, kur kryeministri Rama nga Tirana njoftoi anulimin e mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë.

Prishtina kishte bërë përgatitjet e plota, por të zhgënyer thanë se Rama nuk duhej të anulonte takimin e qeverive,

Teksa Ballkani ishte përfshirë në tensione, Kryeministri Rama nisi një tur të shpejtë në të gjithë rajonin.

I vetmi lider që refuzoj tanimë ta takojë Ramën në zyrën e tij ishte Albin Kurti.

Që prej qershorit mes Ramës dhe Kurtit jo vetëm që nuk ka pasur komunikim, por të dy edhe kanë shkëmbyer tanimë hapur kritikat ndaj njëri tjetrit.

Sllovenia mund të bëjë bashkë të dy udhëheqësit, për herë të parë që nga kriza mes tyre.

Dhe nësë ata do të refuzojnë të takohen edhe në slloveni, atëherë duket se mundësia më e shpejtë që ata të shtrëngojnë dorën e njëri-tjetrit është Tirana.

Në muajin tetor kryeqyteti i Shqipërisë do të jetë mikpritës i samitit të Procesit të Berlinit, që pritet të sjellë në vendin tonë liderët e Evropës, por edhe të Rajonit!