FOTO nga gjyqi/ Avokatët kërkojnë lirimin në GJKKO, Greqia “kërcënon”: T’i harrojë Shqipëria paratë nga BE nëse nuk betohet Beleri!

Avokatët e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri kanë depozituar në Gjykatën e Posaçme një kërkesë të re për lirimin e klientit të tij.

Shqyrtimi i saj bëhet këtë të hënë, ndërsa trupit gjykues i kërkohet ta zëvendësojë arrestin me burg me një masë tjetër në liri, duke i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i Himarës.

FOTO nga gjyqi/ Avokatët kërkojnë lirimin në GJKKO, Greqia
Fredi Beleri në seancë

Sipas avokatëve, kjo e drejtë i mohohet Belerit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator kur ai humb mandatin. Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

Deri më tani, janë refuzuar disa kërkesa të tij për lirim, ndërsa autoritetet greke kanë dënuar arrestimin.

Një i tillë vjen së fundmi nga Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis, i cili dha sot një mesazh të ashpër për Shqipërinë për çështjen Beleri.

Ai paralajmëroi Shqipërinë me një gjuhë të ashpër nëse nuk bëhet betimi i Belerit, Shqipëria do të ketë pasoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Ta harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Beleri. Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”, paralajmëroi ministri Adonis Georgiadis.