Ermal Meta: Përdhunimi është një krim kundër njerëzimit

Përdhunimi është një krim kundër njerëzimit, tha këngëtari italian me origjinë shqiptare, Ermal Meta duke iu referuar ngjarjes në Palermo, ku një grup prej shtatë djemsh u akuzuan për përdhunimin e një 19-vjeçareje, sipas “Il Messaggero”.

Këngëtari përdori rrjetet e tij sociale për të bërë thirrje për dënime të ashpra ndaj të akuzuarve.

“Arsimi duhet të funksionojë përpara se të kryhet një neveri e tillë. Natyrisht ne të gjithë e kemi jetën të garantuar derisa “bomba” të bjerë në shtëpinë tonë”, shkroi ai në Twitter.

“Kur përdhunoni një grua, ju vrisni besimin e saj në të ardhmen edhe tek të tjerët. Dhe pa këtë besim, ju madje komprometoni aftësinë e saj për të pasur edhe fëmijë. Kjo komprometon të gjithë njerëzimin. Përdhunimi është një krim kundër njerëzimit”, tha Meta në Instagram.