Mozzik shkon në shkollë/ Pranë Hanës në ditën e saj më të rëndësishme

Repisti i njohur Gramoz Aliu i njohur për publikun me emrin “Mozzik” sot ka ndarë në rrjetin social (Instagram) një ngjarje shumë të rëndësishme në lidhje me të bijën Hana.

Sot është dita e parë e shkollës për të dhe Mozzik ka marrë fluturimin për në Zvicër për të qenë pranë saj dhe për ta shoqëruar në shkollë.

Ai ka ndarë disa imazhe nga kjo ditë e rëndësishme për ta, ku shihet qartë se ai e ka shoqëeruar të bijën deri sa është ulur në bankën e saj të klasës..

Mozzik shkon në shkollë/ Pranë Hanës në ditën e

”Hana filloi sot rrugëtimin e parë të saj në Shkollë. E normal që qenka ndjenjë shumë e bukur me pa fëmijën tënd duke e marrë me shumë dashuri e vullnet fillimin e shkollës.”, shkruan Mozzik

Mozzik shkon në shkollë/ Pranë Hanës në ditën e

Kujtojmë se Mozzik ka disa vite që është ndarë me nënën e Hanës, Loredana Zefi, por kjo nui e pengon atë që të jetë babai i vajzës.