Adriana Lima, magjepsëse në Sydney edhe larg blicit të aparatave fotografikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2023, 13:28
Modelja braziliane Adriana Lima është në listën e supermodeleve më të famshme në botë, edhe pse nënë e tre fëmijëve.
Bukuroshja 42-vjeçare ka kaluar disa ditë në Sydney të Australisë për ta ndjekur Kampionatin Botëror të femrave.
Në një prej daljeve të saja në publik , është parë e shoqëruar nga i dashuri i saj, producenti Andre Lemmers.
Mirëpo, Lima duke qenë se gjithmonë është shfaqur në publik e kuruar dhe shumë estravagante, ka tërhequr vëmendjen me veshjen e pazakontë që fansat nuk janë mësuar ta shohin.
Adriana Lima kishte veshur xhinse, një bluzë të gjerë dhe xhaketë, të shoqëruar me atlete sportive.



