VIDEO/ Ardian Bujupi “lë nam”, nuk di kuptimin e fjalëve: Prizë – Surpriza!

Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi, i cili jeton prej vitesh në Gjermani ku dhe ushtron  profesionin e tij si këngëtar, është bërë viral me një nga intervistat e tij.

Artisti nga Kosova u përball me një pyetësor në emisionin komik “Fol shqip” i themeluar dhe moderuar nga këngëtari dhe aktori  Altin Marku  .

Ardian Bujupi është testuar se sa i di mirë fjalët shqipe dhe përgjigjet e tij kanë shkrirë së qeshuri moderatorin dhe të gjithë të pranishmit në sallë.

Ardiani mendon se shalqiri është mish, ndërsa luleshtrydhja një lule që shtrydhet, priza – surprizë dhe shumë fjalë me radhë.