Shuhet në moshën 66-vjeçare, aktori amerikan Ron Cephas Jones
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2023, 13:23
Aktori i njohur amerikan Ron Cephas ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare , me datën 19 te këtij muaji gusht.
Jones prej një kohe të gjatë kishte probleme me frymëmarrjen, sipas raporteve të mediave amerikane ai kishte një transplant të dyfishtë të mushkërive në vitin 2020.
Aktori ka kontribuar shumë në fushën artistike, kinema, teatër , ai është i njohur nga filma të shumtë si: “Half Nelson” të vitit 2006 me Ryan Gosling dhe “Dolemite Is My Name” të vitit 2019 me Eddie Murphy, “This Is US” Ron Cephas Jones është fitues i shumë çmimeve vlerësuese në skenë.

