Lihen pas problemet? Arbenita dhe Fero shijojnë të dielën

Disa javë më parë, modelja Arbenita Ismajli dhe këngëtari Feronit Shabani, i njohur si “Fero”, prindër të një vajze, “pushtuan” mediat për zhurmën që krijoi padia penale ndaj bashkëshortit të saj për dhunë fizike dhe psikologjike.

Fero u arrestua dhe qëndroi 1 muaj në paraburgim, çifti e çoi çështjen deri në gjykatë, pasi modelja ndihej e rrezikuar duke kërkuar ndarjen dhe mbrojtjen së bashku me vajzën e saj të mitur Nina.

Sipas avokatit nga Prishtina Arianit Kocit,  çifti kishin pasur probleme të tilla edhe në të kaluarën, por sulmi i fundit fizik ishte fundi i kësaj marrëdhënie.

Pasi Fero u lirua nga burgu, ata janë fotografuar në qytetin e Gjilanit duke biseduar së bashku mjaft të qetë.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë një rikthim, apo një ndarje përfundimtare mes çiftit.