E shkruajti kur nisi kurën, 14-vjeçari fiton çmimin me poezinë e tij pas vdekjes

Në nëntor të vitit të shkuar Lorenzo Bastelli, 14 vjeçar u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë të kockave të njohur si sarcoma e Ewing. Por mes vuajtjeve në spital ai realizoi një nga poezitë më të forta e cila do të bëjë që ai të kujtohet gjatë. E për këtë ka marrë një çmim ndërkombëtar për letërsi te cilin e ka fituar 9 muaj pasi u nda nga jeta.

Për mediat nëna e vogëlushit rrëfen ato pak momente kur djaloshi i entuziazmuar i tregoi për krijimin.

E shkruajti kur nisi kurën, une nuk dija asgjë për këtë. Një ditë doli nga dhoma e tij dhe më tha, mama do të bëj një surprizë, kam shkruar një poezi, kujton ajo.

Të lexoja fjalët e tij për mua ishte një emocion tronditës, ishte sikur po  pleqëroja të gjithë sëmundjen e tij. Me fjalë të thjeshta ka prezantuar se çfarë ishte për të ai udhëtim. Është e rëndësishme për mua që të lexohet ky mesazh pozitiv, jo vetëm vuajtje dhe vdekje, ka mjaft jetë në rilindje, ka thënë nëna e tij.

Unë kisha qenë kokëshkrepëse e shuar

kujtimet torturonin zemrën duart 

të ngatërruara mes tyre luftonin

por Unë jam një flutur

me vështirësi rilind

 marr frymë më në fund

bluja mund të fle i qetë

 në djepin tim

Trupa që e ka zgjedhur poezinë fituese përbëhet nga 15 anëtarë mes të cilëve kritikë dhe letrarë të njohur.