Regjisori Milcho Manchevski së shpejti në TIFF, për të prezantuar filmin e tij të ri "Kaymak"

Tirana International Film Festival shpalli Përzgjedhjen Zyrtare për edicionin e 21-të të TIFF 2023, që do të mbahet në datat 23-29 shtator 2023.

Pas një pune të gjatë që prej tetorit 2022, duke përzgjedhur mes 3500 aplikimeve nga 112 vende të botës, organizatorët shpallën listën zyrtare me 192 filma, nga të cilët 34 të metrazhit të gjatë dhe 159 filma të shkurtër.

Të gjithë filmat e përzgjedhur janë prodhuar në vitin 2022-23 dhe do të jenë Premiera Kombëtare, duke përfshirë shumë Premiera Botërore, Ndërkombëtare, Europiane dhe Rajonale. Filmat do të shfaqen në Kinema Millennium, Open Air Cinema, Qendra e Artit AGIMI, Liceu Artistik dhe Piramida.

Duke parë listën zyrtare, në seksionin “full length competition”, bie në sy regjisori Milcho Manchevski nga Maqedonia e Veriut, i njohur për filmat si “Para shiut” (1994), “Pluhuri” (2001), “Hijet” (2007), “Nënat” (2010). Regjisori Manchevski ka realizuar gjithashtu “Willow” me të cilin përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në garën për Oscars. Ai vjen në TIFF me filmin “Kaymak”, projekti i tij më i ri. Gjithashtu sipas organizatorëve, Manchevski do të jetë personalisht në Tiranë për të prezantuar komedinë e zëzë, “Kaymak”.

Filma të tjerë në garë, në seksionin “full length competition” do të jenë: