Anija me energji diellore, do mbërrijë në Brazil pas 6 javësh

Një anije mallrash e pajisur me vela gjigante ka nisur udhëtimin e parë, për të testuar përdorimin e energjisë së erës. “Pyxis Ocean” është nisur nga Kina dhe pritet të mbërrije në brigjet e Brazilit pas 6 javësh.

Velat e saj janë nga 37.5 m të larta, të ndërtuara prej çeliku, me mekanizëm që palosen kur është e ankoruar dhe hapen kur është në det. Inovacioni është marrë nga Britania e Madhe por prodhimi është bërë në Kinë. Sipas firmës së transportit “Cargill” që ka marrë me qira anijen, përdorimi i velave metalike synon të ulë konsumin e karburantit dhe rrjedhimisht ndotjen e ajërit.

Vlerësohet se industria është përgjegjëse për rreth 2.1% të emetimeve globale të dioksidit të karbonit, ndërkohë që mundësimi i një anijeje që zhvendoset nga energjia e erës, jo vetëm prej fuqisë motorike me karburant, mund të reduktojë këto emetime me 30% gjatë gjithë lundrimeve të saj. "Ky është një nga projektet më të ngadalta që kemi bërë, por pa dyshim me ndikimin më të madh për planetin," deklaroi shefi i firmës prodhuese.

“Deri në vitin 2025 gjysma e anijeve të reja do të porositen me shtytje me erë”, shtoi ai duke shpjeguar se me përdorimin e velave ka kursyer 6 ton karburant në ditë që përkthehet në 20 ton dioksid karboni në ajër.
Sipas ekspertëve, industria e transportit detar është përgjegjëse për rreth 837 milion ton karbon të çliruar gjatë një viti dhe vlerësojnë se energjia e erës premton shumë për eksplorim