"Fshihet" vrasësja seriale e foshnjave

Vrasësja seriale e foshnjave, Lucy Lutby u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë e Anglisë dhe Uellsit, pasi u provua se u kishte marrë mizorisht jetën 7 foshnjave pranë spitalit ku ajo punonte.

Gjithashtu trupa provoi se ajo tentoi të vriste edhe 6 të tjera pranë spitalit Kontesha e Chester.

Gjyqi për 33 vjecaren zgjati për 10 muaj ndërsa të hënën e 21 Gushtit dhjetra familjare të viktimave u mblodhën përpara gjykatës, ku ajo e refuzoi përballjen me ta.

Avokati Nicholas Johnson KC, konfirmoi në sallën e gjyqit se e pandehura refuzoi të dalë nga qelia.

Letby, i kreu vrasjet përgjate vitit 2015 deri në 2016-ën, duke përdorur forma të ndryshme. Tek Disa injektoi qëllimisht ajër, i ushqeu me forcë me qumësht dhe 2 i helmoi me insulinë.

Infermierja e cilësuar e pashpirtë, me origjinë nga Hereford, shpërtheu në lot ndërsa u shpall vendimit për burgosjen e saj deri në vdekje.

Refuzimet e 33 vjecares për të marrë pjesë në gjykatë javën e kaluar, po detyrojnw qeverinë për ndryshime në lig duke detyruar kriminelët të përballen me palën që kanë dëmtuar.

Letby bëhet gruaja e tretë që merr denim të përjetshëm, pas Rose wWest, e cila torturoi dhe vrau të paktën nëntë gra të reja në vitet 1970 dhe 1980, dhe Joanna Dennehy, e cila vrau tre burra në atë që u quajt Vrasjet e Hendekut të Peterborough në 2013.