Nesër nis Peligrinazhi i Shenjtë në Malin e Tomorit, Sekretari i Kryegjyshatës: Gjithçka është gati!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2023, 12:29
Nga data 20 deri në 25 gusht do të nisë Peligrinazhi i Shenjtë në Malin e Tomorit.
Në reagimin e dhënë prej Sekretarit të Kryegjyshatës së Bektashinjve të Skraparit thuhet se tashmë infrastruktura bën që automjetet të ngjiten pa problem deri në pikën më të lartë.
Po ashtu, edhe problematika e ujit të pijshëm, sipas tij, është zgjidhur.

