Mokra n'fest, festa që ndërthur historinë me traditën në fshatrat e Pogradecit

Festa që ndërthur historinë me traditën në fshatrat e Pogradecit. Krahina e Mokrës është një nga krahinat me të njohura, jo vetëm në bashkinë e Pogradecit por në gjithë juglindjen e vendit.

Atje ëshët zhvilluar festivali tanimë i përvitshëm Mokra N’fest, festë e cila bëri bashkë qindra banorë të zonën, dhe turistë!  Këngë, valle tradicionale, e ushqim! Është “Mokra n’Fest” e cila ndërthur historinë me traditën dhe sjell shpresë për agroturizmin Për të shtuar sa më shumë vëmendjen e turistëve të huaj kryesisht, por dhe vendas, bashkia e Pogradecit për të katërtin vit më radhë organizon në fshatrat e kësaj krahine "Mokra n'Fest".

Sipas kryebashkiakut Ilir Xhakolli, Mokra nuk ka nevojë vetëm për festa por dhe për investime kryesisht në infrastructure.

"Në fakt e kemi planifikuar që të jetë një festë që do bëhet shëtitëse në zonat e ndryshme të Mokrës por pë shkak të mungesës së infrastrukturës kemi 2 vite rradhazi që po e bëjm këtu në Golip edhe për shkak të pozicionit të mirë që është për ta organizuar këtë lloj feste. Kjo është një zonë me tradita të lashta".

E veçanta e Mokrës është dhe kulinaria tradicionale, përfshirë këtu lakrorët dhe byreket e ndryshëm por e kulacin aq të kërkuar

"Sot me këtë festë kemi sjellë produkte fshati, të gjitha të bëra me dorën tonë. Kemi sjellë kulac, kemi sjellë byrek me hithra, byrek me fleta preshi me domate. Kemi sjellë gjalpë, kemi sjellë raki rrushi, kemi sjellë pekmez, kemi sjellë mjaltë fshati".

Edhe këtë vit Mokra n'Fest ka mbledhur jo vetëm banorët e kësaj krahine të njohur por e të tjerë të ardhur nga qytete të tjera të vendit të cilët për dy netë janë bërë pjesë e kësaj feste, që ka për qëllim promovimin e turizmit në këtë zonë dhe fshatra të tjerë përreth saj.