Shkaktuan 2 aksidente, njëri iku nga vendngjarja, arrestohen 2 persona në Korçë
Eshtë arrestuar shtetasi A.T 58 vjeç pasi në aksin Korçë-Pogradec përplasi këmbësorin TH.K 58 vjeç i cili nodhet në spital në gjendje të rëndë. Një tjetër shtetas që shkaktoi një tjetër aksident është arrestuar.
Në pranga ka rënë E.L 28 vjeç pasi duke drejtuar mjtin pa leje përplasi një makinë tjetër dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Një 41 vjeçar në Maliq u arrestua pasi ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policise Korçe:
DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e ndjeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Maliq, pasi ky shtetas në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Zvirinë, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Opel ATP", ka aksidentuar këmbësorin Th. K., 58 vjeç, banues në Zvirinë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", është përplasur me automjetin tip "Porsche" me drejtues shtetasin Th. V. Si pasojë e përplasjes, u dëmtua lehtë pasagjerja e automjetit tip "Toyota", shtetasja L. B., 19 vjeçe, banuese në Libonik, Maliq. Shtetasi E. L., pas përplasjes u largua nga vendi i aksidentit, por u kap dhe ndalua nga shërbimet e Policisë. Nga verifikimi i kryer rezultoi se 28-vjeçari e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 38 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në fshat, dyshohet se ka kanosur me fjalë djalin e xhaxhait të tij dhe me vetëgjyqësi, ka bllokuar me rrjetë teli një hapësirë publike.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 41 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

