Çfarë nuk shkoi me "14 maj"? Ekspertja: Zgjedhjet problematike, politika nuk reflekton. Reforma e re jo vetëm nga PS

Drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor, Gerta Meta në një intervistë për Ora News u shpreh se të zgjedhurit në krye të bashkive nuk duhet të harrojnë se janë të deleguarit e sovranit për ti shërbyer atyre.

Ndërkaq ajo u ndal tek procesi zgjedhor të shumë kontestuar nga opozita atë të zgjedhjeve të 14 majit.

"Të zgjedhurit në krye të bashkive nuk duhet ta harrojnë se janë të deleguarit e sovranëve për ti shërbyer atyre. Këto zgjedhje ne Kukes janë të përsëritura për shkak të një arye të shëmtuar. Jemi në pritje të një kandidati që do jetë në garë kundër atij socialist.

Besoj se kjo garë do të jetë e drejtë dhe ti plotësojë standartet. Forcat politike janë akoma të heshtura. Bashkia e Kukësit të jetë model ku të tregojë se forcat politike e kanë marrë mesazhin. Reforma zgjedhore të trajtohet si reformë gjithpërfshirëse. Të mos jete vetëm reformë e njëanshme. Në korrikun e 2020 kemi denoncuar që ishin ndryshime jo më konsesus politik", tha nder te tjera Meta.