Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin, plagosen drejtuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 15:15
Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër dhe për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rruge dhe është përmbysur.
Mesohet se drejtuesit mjeteve kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
