Apeli lë në fuqi "arrestin me burg" për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj drejt esktradimit në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2023, 13:07
Ka dalë sot në Gjykatën e Apelit gjyqi për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn, i cili u arrestua pak ditë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale ne Prishtine.
Teksa u kërkua rivlerësimi i masës së sigurisë, trupa gjykuese e drejtuar nga gjyqtari Genc Shala ka lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Goxhajn.
Avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

